+355 697 033 438 [email protected]

Privacy Policy

“Cookies” dhe Politikat e privatësisë

Ne përdorim cookies për të ju siguruar eksperiencën më të mirë në faqen tonë. Nëse vazhdon lundrimin në faqen tonë pa ndryshuar konfigurimet, supozojmë se je i kënaqur të pranosh cookie nga faqja jonë.

Cfarë janë “cookies”?

Cookies janë skedarë të vegjël të dhënash që ruajnë informacione rreth vizitave të përdoruesve në faqen tonë të webit. Ato përdoren për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, duke mbajtur mend preferencat tuaja, duke ndihmuar në identifikimin e sesioneve dhe duke analizuar vizitat në faqe. Disa nga cookies që ne përdorim ndihmojnë gjithashtu në personalizimin e përmbajtjes dhe reklamave në bazë të preferencave të përdoruesit. Cookies që ne përdorim ndihmojnë faqen të jetë më funksionale dhe të ofrojë një përvojë më të mirë për përdoruesit. “Supertekniku” sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.Në kuadër të
përdorimit të faqes tonë të webit “Supertekniku” mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj “Supertekniku” të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. “Supertekniku” siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën: [email protected] “Supertekniku” garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të “Supertekniku””sh.p.k, do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët e treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të “Supertekniku”sh.p.k.